Ushtria izraelite thotë se ka shkatërruar 15 kilometra tunele të Hamasit

Ushtria izraelite thotë se ka shkatërruar 15 kilometra tunele të Hamasit
Ushtria izraelite ka vazhduar me sulme ajrore në Rripin e Gazës të hënën, duke thënë se ka shkatërruar 15 kilometra tunele të militantëve dhe shtëpitë e nëntë komanduesve të Hamasit.
Qytetarët në Gaza janë zgjuar në zhurmat e sulmeve, që kanë qenë më të mëdhatë që kur nisi lufta javën e kaluar, madje edhe më të mëdha sesa vala e sulmeve në Gaza të dielën, që la të vdekur 42 persona dhe rrënoi tri ndërtesa.
Nuk ka pasur informatë për viktima nga sulmet e të hënës. Një ndërtesë trikatëshe në Gaza është dëmtuar rëndë, por banorët kanë thënë se ushtria i kishte paralajmëruar ata dhjetë minuta para sulmit dhe janë larguar.
Kryebashkiaku i Gazas, Yahya Sarraj, ka thënë për “Al-Jazeeran” se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë e infrastrukturë.
“Nëse agresiviteti vazhdon, atëherë ne presim që situata të përkeqësohet”, ka njoftuar Sarraj.
Të dielën në Gaza vdiqën 42 persona nga sulmet ajrore izraelite
Zyrtarët palestinezë në Gaza kanë njoftuar se dita e diele ishte dita me më së shumti vdekje që kur kanë nisur luftimet me Izraelin.
42 persona vdiqën nga sulmet ajrore izraelite në Gaza të dielën.
Ushtria izraelite ka njoftuar se militantët palestinezë kanë lansuar më tepër se 3000 raketa në drejtim të Izraelit javën e kaluar.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se luftimet mund ta zhysin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.
Ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve.
Të hënën, aeroplanët luftarakë izraelitë kanë lansuar 80 sulme ajrore në disa zona në Gaza, pak pasi që militantët e Hamasit kanë hedhur raketa në drejtim të jugut të Izraelit.
Zyrtarët e Gazës kanë njoftuar se 42 persona, përfshirë 16 gra e 10 fëmijë, kanë vdekur nga sulmet ajrore të dielën.
Ndërkohë nga Izraeli është njoftuar se dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga raketat e hedhura nga Hamasi në Izrael.
Në Gaza numri total i vdekjeve ka arritur në 197, përfshirë 58 fëmijë e 34 gra, ndërsa janë lënduar 1230 persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Izraeli ka thënë se dhjetëra militantë kanë vdekur në këto luftime.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kongresi mbetet pa kryetar, i kthehet kaosit

India i kërkon Kanadasë të tërheqë dhjetëra staf diplomatik

Autobusi bie nga mbikalimi në Itali, të paktën 21 të vdekur

India bastis portalin kritik, interviston disa gazetarë

Fushata në gjykata - Spektakli i Trumpit me proceset gjyqësore

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në betejë me partinë

Djali i presidentit Biden deklarohet i pafajshëm për posedim të paligjshëm të armës
Arrihet marrëveshja për përshpejtimin e eksportit të grurit përmes Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë

SHBA-ja e gjobit një kompani për mbeturina në hapësirë

Borrell: Nëse partnerët duan që Ukraina të korrë sukses, duhet t’i dërgojnë armë më të mira

Arrestohet 14-vjeçari pas vrasjes së katër personave në Tajlandë
