Botë

Varianti indian i koronavirusit pritet të dominojë në Britaninë e Madhe

FOTO: AP
 

Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe ka thënë se varianti që përhapet shpejt i koronavirusit i identifikuar së pari në Indi ka të ngjarë të bëhet lloji dominues i virusit në Britani.

Zyrtarët shëndetësorë po kryejnë testime derë më derë në disa zona të vendit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit, që Qeveria ka paralajmëruar se mund të prishë planet e rihapjes së vendit.