Botë

Taktika me media që kurthoi Hamasin

Ushtria izraelite të enjten kreu një prej operacioneve më të sofistikuara ushtarake ndaj Hamasit, duke përdorur mediat si karrem (Foto: AP)

Kjo krijoi skenën për mashtrimin e mesnatës. Izraeli nisi tubimin e forcave përgjatë kufirit, në atë që dukej si përgatitje e fundit për një pushtim. Pastaj erdhi njoftimi për media në “Twitter”, i publikuar njëkohësisht në hebraishte dhe arabishte. Njoftimi u përhap me të madhe në mediat kryesore, përfshirë edhe “New York Times”. Titujt ishin pothuajse të njëjtë: Po ndodhte pushtimi.

Pak pas mesnatës të së premtes, ushtria izraelite publikoi një deklaratë ogurzezë për mediat: “Forcat ajrore dhe tokësore janë duke e sulmuar Rripin e Gazës”.

Deklarata e formuluar shumë paqartë nisi spekulimet e shumta se Izraeli sapo kishte filluar pushtimin tokësor të Gazas – skenar që pritej të vihej në jetë për t’ia vënë pikën një prej operacioneve më të përgjakshme të kësaj jave në betejën kundër militantëve të Hamasit. Madje, disa reporterë direkt në transmetime thanë se pushtimi sapo kishte filluar.