Botë

Sistemi shëndetësor irlandez goditet nga një sulm kibernetik, anulohen shumë shërbime

 

Shërbimi shëndetësor i Irlandës ka ndërprerë përkohësisht sistemin e IT-së për shkak të një sulmi kibernetik.

Ekzekutivi i Shërbimit Shëndetësor ka thënë se ka ndërprerë sistemin për ta mbrojtur atë dhe për t’i bërë një vlerësim situatës.