Botë

Shkencëtarët kritikojnë ekipin e OBSH-së, kërkojnë hetime më të thella për origjinën e COVID-19

Foto: AP
 

Shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota janë duke kërkuar për një hetim më të thellë të origjinës së COVID-19, duke përfshirë këtu gjasat që një aksident laboratorik të ketë krijuar koronavirusin e ri, që shkaktoi pandeminë me të cilën bota po përballet qe më shumë se një vit.

Në një letër të publikuar të enjten në gazetën “Science”, një grup ndërkombëtar prej 18 biologëve, imunologëve dhe shkencëtarëve të tjerë, kanë kritikuar gjetjet e një raporti të publikuar në muajin mars, nga ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili ka hetuar për disa javë rresht në Kinë, origjinën e COVID-19.