Botë

Tre linja ajrore amerikane dhe një britanike ndërprejnë fluturimet për në Izrael

Tre linja ajrore amerikane dhe British Airways kanë pezulluar fluturimet për në Izrael për shkak të dhunës së përshkallëzuar.

American Airlines, United Airlines dhe Delta Air Lines kanë anuluar të gjitha fluturimet për në Tel Aviv.

Në një deklaratë, British Airways ka thënë: "Siguria e kolegëve dhe klientëve tanë është gjithmonë përparësia jonë kryesore dhe ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën".

Linja ajrore britanike easyJetka thënë se nuk do t'i anulojë fluturimet e saj në Tel Aviv.

"Sigurisht që ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën", ka thënë një zëdhënëse e easyJet.