Shkon në 83 numri i të vdekurve në Gaza

Shkon në 83 numri i të vdekurve në Gaza
Ka shkuar në 83 numri i të vdekurve në Gaza që kur kanë filluar sulmet ajrore izraelite të hënën, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore palestineze në Gaza, raporton BBC.
Më tepër se 480 persona janë lënduar. Së paku 17 fëmijë është njoftuar se kanë vdekur.
Ndërkohë mjekët izraeliutë kanë njoftuar se kanë vdekur shtatë persona si pasojë e raketave të lansuara nga Gaza. Të mërkurën, një 6-vjeçar ka vdekur pasi një raketë ka goditur shtëpinë ku jetonte në qytetin Sderot.
Ushtria izraelite ka njoftuar se Hamasi dhe grupet tjera militante palestineze kanë lansuar më tepër se 1500 raketa në drejtim të Izraelit.
Izraeli ndërkohë ka dërguar forca ushtarake në kufi me Gazën.
Vazhdojnë luftimet Izrael – Hamas, afro 75 të vdekur
Militantët e Hamasit kanë lansuar dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit, pasi sulmet ajrore izraelite kanë vrarë disa komandues të lartë të Hamasit dhe kanë rrëzuar një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, njofton BBC.
Eskalimi i luftimeve, që ka nisur të hënën, ka shtyrë Kombet e Bashkuara duke paralajmëruar kundër “një lufte të shkallës së plotë”.
Konflikti ka nxitur po ashtu një valë të dhunës në rrugë në Izrael mes hebrenjve dhe arabëve në Izrael. Liderët politikë kanë bërë thirrje për qetësi.
Së paku 67 persona kanë vdekur në Gaza, ndërsa shtatë në Izrael.
Luftimet kanë shpërthyer të hënën pas javëve të rritjes së tensioneve izraelito-palestineze në lindje të Jerusalemit, që kulmoi me përleshje në xhaminë Al-Aqsa.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se planifikon ta dërgojë ushtrinë që ta ndihmojë Policinë në vendet e prekura nga dhuna.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të prekurit nga tërmeti në Turqi thonë se shteti nuk po u del në ndihmë

Kadyrov kërcënon Poloninë: Po sikur të vazhdojmë denazifikimin në vendin tjetër?

Tërmetet më vrasëse në 25 vjetët e fundit

Përse është e vështirë të parashikohen tërmetet

Lufta me kohën për t’i shpëtuar të mbijetuarit e tërmetit

“Ndërtesa të shembura e vetura të përmbysura”, karikatura e Charlie Hebdo nxit zemërim në Turqi

Antakya, qyteti i kthyer në gërmadhë

Grupet LGBTQ në Japoni kërkojnë ligj për të drejta të barabarta

Rusët detyrohen të hanë ushqim të skaduar

Kanadaja ndan 7.5 milionë dollarë si ndihmë fillestare për Turqinë dhe Sirinë

Babai shpallet fajtor për vrasjen e vajzës pasi e la të arrinte në obezitet
