Botë

Në disa shkolla në SHBA nuk do të jenë të detyrueshme maskat për nxënësit

Descriptive Text

Dhjetëra shkolla në Atlanta kanë hequr kërkesën që nxënësit të mbajnë maska, dhe shumë të tjera ka gjasa që t’i bashkangjiten atyre para fillimit të vitit të ri akademik. 

Derisa shumë shohin nevojën e vazhdueshme që të mbrojnë fëmijët dhe mësimdhënësit të cilët nuk janë vaksinuar, të tjerë po argumentojnë se maskat po i pengojnë studentët. 

Në disa prej mbledhjeve të bordeve shkollore, ka pasur debate emocionale. Shumica e ekspertëve të shëndetësisë thonë se është ende shumë herët për të relaksuar rregullat për mbajtjen e maskave pasi që pak fëmijë janë vaksinuar dhe ata kalojnë orë të tëra në shkollë, raporton AP. 

Edhe pse disa shkolla në SHBA vazhdojnë të jenë të mbyllura në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e virusit, distrikte në shtete nga Alabama deri në Wyoming kanë vendosur të heqin detyrimin për mbajtje të maskave te nxënësit.