Botë

Erdogani i thotë Putinit se Izraelit “duhet t’i jepet një mësim”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë të mërkurën homologut të tij rus, Vladimir Putin, se komuniteti ndërkombëtar duhet “t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe të vendosur”, shkaku i veprimeve ndaj palestinezëve.

Kështu ka njoftuar drejtoria për komunikime në Presidencën turke, e cila ka bërë të ditur se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth përshkallëzimit të konfrontimeve për Jerusalemin e kontestuar.

Në deklaratën e drejtorisë është bërë e ditur se Erdogani ka shprehur gjithashtu nevojën për të ushtruar presion mbi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me qëllim të intervenimit të shpejtë me anë të një mesazhi të qartë dhe të prerë ndaj Izraelit.

Është theksuar, po ashtu, se Erdogani i ka sugjeruar Putinit shqyrtimin e një force ndërkombëtare për mbrojtjen e palestinezëve.

Ndërkohë, me qindra persona në Stamboll kanë sfiduar orën policore për frenimin e koronavirusit në vend për të demonstruar kundër sulmeve të Izraelit.

Ndërkaq, një kontingjent masiv i veturave ka kaluar para Konsullatës izraelite, duke valuar flamujt turq dhe palestinezë.