Botë

Shtrirja e ndikimit amerikan me planin e vaksinave

Plani i presidentit amerikan, Joe Biden, për të hequr patentën e vaksinave me qëllim të prodhimit sa më të madh të tyre, ka marrë përkrahje, por ka nxitur reagime të ashpra nga kompanitë farmaceutike dhe politikanët republikanë

Nuk do të shpejtojë prodhimin e vaksinave. Zemëroi prodhuesit e tyre që në kohë rekorde nisën shpërndarjen e dozave. Mirëpo, vendimi i presidentit Joe Biden për të mbështetur heqjen dorë nga të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat e koronavirusit kishte një qëllim më të gjerë: të transmetonte mesazhin e angazhimit të administratës së tij për udhëheqjen globale.

 

Debati mbi vaksinat vjen teksa administrata vendosi një synim të ri për të vaksinuar 70 për qind të amerikanëve të rritur deri më 4 korrik, ndërsa Bideni po punon që t’ua ndërrojë mendjen edhe skeptikëve më të rryer të vaksinave dhe atyre që nuk janë të motivuar për t’u vaksinuar

Nuk do të shpejtojë prodhimin e vaksinave. Zemëroi prodhuesit e tyre që në kohë rekorde nisën shpërndarjen e dozave. Mirëpo, vendimi i presidentit Joe Biden për të mbështetur heqjen dorë nga të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat e koronavirusit kishte një qëllim më të gjerë: të transmetonte mesazhin e angazhimit të administratës së tij për udhëheqjen globale.

Për më shumë se një muaj debat përbrenda administratës nxiti vendimin e Bidenit që të përkrahte thirrjet ndërkombëtare që të hiqet dorë nga patenta për vaksinat.