Botë

Vritet një polic francez gjatë një aksioni anti-drogë në Avignon

Descriptive Text

Një polic francez është qëlluar për vdekje në qytetin e Avignonit të Francës, gjatë një aksioni anti-drogë, ka bërë të ditur kryeministri i Francës, Jean Castex.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, ka thënë se disa oficerë janë qëlluar gjatë bastisjeve të kryera mirëpo vetëm njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

I dyshuari për gjuajtjen me armë ndaj policisë franceze ka arritur të arratiset.

Franca ka vuajtur nga një seri e sulmeve vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve policorë, nga militantë islamikë, viteve të fundit.

Mirëpo, rasti i të mërkurës sipas deklaratave zyrtare, nuk ka të bëjë me sulm islamik por me tregtinë e narkotikëve.