Botë

​Avokatët e ish-policit Chauvin kërkojnë gjykim të ri

​Avokatët e ish-policit Chauvin kërkojnë gjykim të ri
 

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Minneapolisit, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjyq të ri, duke thënë se gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika dhe se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshme të jurisë, thuhet në një dokument gjykate të dorëzuar të martën.

Ish-polici Derek Chauvin u shpall fajtor muajin e kaluar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit të kaluar. Provat në gjyq treguan se Chauvin mbajti gjurin në qafën e Floydit për 9 minuta e gjysmë ndërsa afro-amerikani po thoshte se nuk mund të merrte frymë dhe më vonë nuk po lëvizte.