Botë

Gjermania e shqetësuar për rritjen e shkallës së krimeve nga e djathta ekstreme

Ministri i Brendshëm gjerman ka paralajmëruar të martën se statistikat kanë reflektuar një ngritje shqetësuese të ekstremizmit të së djathtës përreth Gjermanisë.

Horst Seehofer ka theksuar se shkalla e krimeve të ndërlidhura me të djathtën ekstreme është rritur për 5.65 për qind në vitin 2020. Ai për më tepër ka specifikuar se kjo rrymë ka përbërë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të krimit, të kategorizuara si “politikisht të motivuara”.

Statistikat kanë demonstruar gjithashtu një rritje të vazhdueshme të krimeve antisemite në Gjermani, të cilat janë shtuar për 15.7 për qind për të rezultuar në total me 2 mijë e 351 raste të tilla. 94.6 për qind e këtyre sulmeve janë kryer nga të dyshuar të afërt me të djathtën ekstreme.

Në përgjithësi, 62 sulme kanë qenë akte të dhunës derisa shumica kanë qenë të ndërlidhura me gjuhën e urrejtjes dhe krimet e tjera të ngjashme, të shpalosura kryesisht në Internet apo në mediat sociale, ka bërë të ditur Seehofer.