Botë

Partia e kryeministrit indian i humb zgjedhjet në Bengalin Perëndimor

Foto: Associated Press/AP
 

Partia e kryeministrit indian, Narendra Modi, nuk ka arritur t’i fitojë zgjedhjet në Bengalin Perëndimor, shtet i rëndësishëm në Indi. Mamata Banerjee, kritikuese dhe opozitare e ashpër e Mondit ka shënuar rezultat të mirë në këtë shtet, derisa kryeministri është akuzuar se po përqendrohet më tepër në sondazhe, sesa në luftim të pandemisë.

India aktualisht është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi. Mijëra të infektuar gjatë 24 orëve dhe qindra të vdekur, janë shifrat e përditshme të publikuara nga autoritetet shëndetësore, njofton BBC.