Botë

“Sa herë po telefonoj, dikush ka vdekur”

“Sa herë po telefonoj, dikush ka vdekur”
Foto: AP

Së pari, u përpoq fort për t’ia gjetur babait një shtrat në kujdesin intensiv. Pastaj pasoi ngritja e çmimit për një injeksion terapeutik. Dhe, gjatë krejt kësaj kohe, kaloi orë të panumërta në telefon me mjekë, familjarë dhe miq që merren me probleme logjistike, shkruan gazeta “New York Times”.

 

“Ne shohim shumë vdekje në punën tonë mjekësore”, tha mjeku Rajesh Hembrom. “Por kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz, kaq afër meje që tashmë kanë vdekur ose ndoshta do të vdesin. Në njëfarë mënyre është pothuajse si një zonë lufte, pa një armik të dukshëm”. Një mik i fëmijërisë po trajtohet në një spital në Mumbai dhe anëtarët e familjes janë në kontakt me doktorin çdo ditë. Ai ka frikë se shoku i tij nuk do t’ia dalë dot

Së pari, u përpoq fort për t’ia gjetur babait një shtrat në kujdesin intensiv. Pastaj pasoi ngritja e çmimit për një injeksion terapeutik. Dhe, gjatë krejt kësaj kohe, kaloi orë të panumërta në telefon me mjekë, familjarë dhe miq që merren me probleme logjistike, shkruan gazeta “New York Times”.

Gati tetë mijë kilometra larg dhe pesë zona të tjera kohore, Anuja Vakil, 40 vjeçe, ka luftuar gjatë 12 ditëve të fundit për të ndihmuar në menaxhimin e kujdesit mjekësor të babait Jatin Bhagat, i cili është në gjendje kritike në një spital në Ahmedabad, në shtetin perëndimor të Indisë, Guxharat. Ajo e di që ai ishte me fat.