Botë

Mali i Zi pret ftesën e anëtarësimit nga NATO

 

Mali i Zi pret ftesën për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e muajit maj, por sidoqoftë disa pengesa mbeten, mes tyre edhe kundërshtia e fortë nga Rusia.

Pavarësisht paqartësisë për ratifikimin e marrëveshjes për pranimin e Malit të Zi në Senatin amerikan dhe në tre shtete të tjera anëtare të NATO-s, Podgorica pretendon se Moska është angazhuar dramatikisht për të ndryshuar kursin e shtetit të vogël në Adriatik.