Botë

SHBA-ja ndërpret pauzën ndaj vaksinës “Johnson & Johnson”

 

Rregullatori amerikan i shëndetit ka ndërprerë pauzën prej 11 ditësh ndaj vaksinës anti-COVID, “Johnson & Johnson”. Pavarësisht kësaj, rregullatori do t’i vë kësaj vaksine një tiketë paralajmërimi rreth mundësisë që të shkaktojë mpiksje gjaku.

Javë më parë është raportuar se 15 nga 8 milionë marrës të vaksinës amerikane kanë pasur probleme me mpiksje të gjakut.