Botë

Mbi 50 të arrestuar në dhunën mes palestinezëve e izraelitëve

Mbi 50 të arrestuar në dhunën mes palestinezëve e izraelitëve
Foto: AP
 

Së paku pesëdhjetë persona janë arrestuar, pas dhunës që ka shpërthyer në Jerusalem të enjten mbrëma. Mjekët palestinezë kanë bërë të ditur se së paku 100 persona janë lënduar në përplasjet me policinë në qytetin e kontestuar mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Që prej së enjtes deri në orët e para të së premtes, policia ka tentuar të parandalojë përplasjet mes të rinjve palestinezëve dhe nacionalistëve izraelitë që bënin thirrje kundër arabëve. Përplasjet kanë nisur gjatë muajit të Ramazanit, kur palestinezët reaguan ndaj ndalimit të tubimeve në Portën e Damaskut, vend ky historik në veri të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.