Botë

Sulm me raketa pranë reaktorit bërthamor të Izraelit

Sulm me raketa pranë reaktorit bërthamor të Izraelit
Foto: AP
 

Një raketë tokë-ajër nisur nga Siria shpërtheu të enjten në jug të Izraelit, një incident që aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë që ndodhet pranë reaktorit bërthamor sekret të Dimonas. Lajmi u bë i ditur nga ushtria izraelite. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur apo dëme materiale.

Ushtria izraelite bëri të ditur se iu përgjigj sulmit me një seri raketash lëshuar në drejtim të Sirisë, përfshirë edhe vendit nga i cili u nis raketa që goditi Izraelin jugor.