Botë

Franca, shteti i parë në BE që do të ketë certifikatën digjitale për koronavirus

Franca, shteti i parë në BE që do të ketë certifikatën digjitale për koronavirus
 

Franca është bërë shteti i parë në Bashkimin Evropian i cili ka nisur testimin e një certifikate digjitale për koronavirus, të udhëtimit, si pjesë e një skeme në të gjithë Evropën e që Brukseli shpreson që të lejojë udhëtimin e lirshëm të njerëzve brenda bllokut deri në verë.

Aplikacioni TousAntiCovid, pjesë e programit të gjetjes së kontakteve, është azhurnuar për të ruajtur rezultatet negative të testit Covid-19 në celularët e udhëtarëve dhe është duke u testuar në fluturimet për në Korsikë dhe departamentet e huaja nga kjo javë.