Botë

“Do doja që Rusia të ishte më e lirë”, rrëfimi i rusëve për udhëheqjen e Putinit

Descriptive Text

Krahas paralajmërimeve për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, kjo e fundit është kritikuar vazhdimisht nga liderët botërorë për mënyrën e udhëheqjes dhe ushtrimit të demokracisë. Rasti i trajtimit të opozitarit Alexei Navalny, i cili ishte helmuar vitin e kaluar ndërkaq në vendlindje është burgosur, është një ndër pikat e forta ku presidenti rus, Vladimir Putin, po kritikohet për qasjen e tij.

Derisa Putin po përgatitet për fjalimin e tij kombëtar, ekipi i BBC-së ka bërë një udhëtim rreth tre kilometra në lindje të Moskës, në qytetin Krasnoyarsk të Siberisë, për të marrë qëndrimet e qytetarëve.

“Një bashkim i pjesëve të figurës ka vetëm një zgjidhje: Në cilëndo mënyrë që tentoni të përzieni copat e Rusisë moderne, gjithmonë do përfundoni me Putinin. Disa njerëz janë larguar, disa janë burgosur, disa janë vrarë, disa janë helmuar. Kjo goditje e çdo ndryshimi politik do të përfundojë në një moment në trazira. Do të arrijë një pikë krize kur gjithçka do të shkatërrohet dhe do të formohet një enigmë e re. Por tani ky është realiteti”, ka deklaruar artisti Vasily Slonov, i cili para vete kishte një enigmë të krijuar me dukjen e presidentit rus.

Banorët shqetësohen edhe për spiunimin dhe përcjelljen e autoriteteve. Ata thonë se çdo ditë shohin vetura zyrtare që ndjekin me vëmendje situatën, të "mobilizuar" me kamera. Ekipi i BBC-së rrëfen se gjatë udhëtimit për në Krasnoyarsk, vetura zyrtare me numra specifik ndiqnin gazetarët. Gazetari thotë se kjo tregon “sa të shqetësuar janë autoritetet ruse dhe sa të ndjeshëm janë ndaj kritikave potenciale”.

Përktheu: E.B.