Botë

Dy agjentë rusë akuzohen për sulmin në depon e armëve në Çeki në vitin 2014

Dy agjentë rusë akuzohen për sulmin në depon e armëve në Çeki në vitin 2014
 

Dy rusët që dyshohen për helmimin e Sergei Skripalit në Salisbury në vitin 2018, po akuzohen edhe për një shpërthim në një depo të armëve në Republikën Çekisë në vitin 2014, raporton BBC.

Policia çeke ka publikuar fotot e Alexander Petrovit dhe Ruslan Boshirovit, për të cilët thonë se ishin në Çeki në kohën e shpërthimit, ku humbën jetën dy persona.