Botë

Gjermanët shkojnë në Moskë për t’u vaksinuar

 

Një grup i turistëve gjermanë kanë udhëtuar në Rusi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, për shkak të problemeve të shumta me vaksinim në Evropë.

50 gjermanë kanë udhëtuar në Moskë të enjten dhe janë vaksinuar me Sputnik V, si pjesë e turneut të vaksinave të organizuar nga zyra gjermane e operatorëve për udhëtimet evropiane.