Botë

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Turqi

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Turqi
FOTO: AP
 

Turqia regjistroi 62.606 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shumë afër vendosjes së rekordit për raste ditore dhe 288 vdekje, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë atje.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për nga numri i rasteve ditore bazuar në një mesatare shtatë ditore.