Botë

Alaska do t’u ofrojë turistëve vaksinat për COVID-19 që nga 1 qershori

Alaska do t’u ofrojë turistëve vaksinat për COVID-19 që nga 1 qershori
Foto: Ilustrim
 

Guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, tha se do t’u jepet qasje për marrje të vaksinës për COVID-19 turistëve, nëpër aeroportet kryesore duke filluar nga 1 qershori.

Dunleavy paraqiti planet për fushatën me të cilën do të përpiqet të tërheqë turistë duke përdorur paratë nga pakoja ndihmëse dhe tha se ofrimi i vaksinës është “një arsye e mirë që të vijnë në Alaskë gjatë verës”.