Botë

Macroni mbikëqyr punimet në Notre-Dame, dy vjet pas zjarrit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbikëqyrur të enjten punimet në restaurimin e katedrales “Notre-Dame”, në dyvjetorin e zjarrit që kishte mbërthyer monumentin historik të Parisit.

Pak orë pas zjarrit të madh Macroni kishte premtuar se katedralja e shekullit të 12-të do të rindërtohej dhe do të rihapej në vitin 2024.

Më shumë se 700 ditë që prej nisjes së punimeve, restaurimi i katedrales është afër përfundimit. Faza e parë e projektit ishte më e vështira, për shkak se përfshinte përdorimin e 200 tonë metaleve.

Më shumë se 834 milionë euro donacione janë grumbulluar për këtë monument, pak kohë pas zjarrit. Notre-Dame është pjesë e trashëgimisë kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe vizitohej për çdo vit nga më shumë se 13 milionë persona.