Ekonomitë e Lindjes së Mesme po rimarrin veten më shpejt se është pritur nga pandemia e koronavirusit. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të fushatave masive të vaksinimit dhe ngritjes së çmimeve të naftës.
Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se edhe pa fushatën e përshpejtuar të vaksinimit, rajoni do të rimerrte veten për shkak të burimeve të naftës. Megjithatë, në raportin e FMN-së për këtë vit, në shtetet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme pritet të ketë tkurrje ekonomike prej 3.4 për qind.
Më parë, ishte druajtur se tkurrja do të ishte më e theksuar.
Ngritja e çmimeve të naftës pritet të ndikojë edhe sektorë tjerë të ekonomisë së botës arabe, me Emiratet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, që tashmë kanë nisur fushata të gjera të vaksinimit.