Botë

Moska liron aleatët e Navalnyt, por vazhdon t’i mbikëqyrë gjithë kohën

Aleatët e opozitarit të burgosur rus, Alexei Navalny, janë liruar nga arresti shtëpiak.

Gjykata e Moskës ka marrë vendim për lirimin e aktivistëve opozitarë nga akuzat për mosrespektim të masave për mbrojtje nga koronavirusi, kur organizuan protestat kundër burgosjes së liderit të tyre Alexei Navalny.

Mirëpo, ani pse janë liruar nga arresti shtëpiak, gjykata ka vendosur që shteti të ketë qasje në thirrjet telefonike, emailet dhe mesazhet e aktivistëve.

Gjykata ua ka ndaluar atyre që të largohen nga shtëpia gjatë mbrëmjeve ose të komentojnë hetimet që po zhvillohen ndaj tyre. \ AP