Një burrë në Filipine ka vdekur pasi u detyrua të bënte 300 ushtrime “squats” për prishjen e masave anti-Covid, nga policia.
Më 1 prill, Darren Manaog Penaredondo, 28-vjeçar, u largua nga shtëpia e tij në General Trias, një qytet në provincën Cavite, i cili është nën bllokim për shkak të rritjes së rasteve Covid-19, për të blerë ujë, tha familja e tij. Por ai u ndalua nga policia dhe iu tha të bënte “ushtrime squat" 100 herë, sipas raportit.
Policia e bëri atë të përsëriste stërvitjet, që do të thotë se ai në fund të fundit bëri rreth 300 “squat”.
“Ai kishte filluar të dridhej e më pas edhe ka vdekur”, ka thënë thënë familja.
Filipinet kanë regjistruar më shumë se 819.000 infeksione me 14.000 të vdekur sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins.
Departamenti i Punëve të Brendshme ka kërkuar që të ngritën hetime rreth rastit.
Vdekja e Peneradondos është vazhdimësi e disa incidenteve nga sjellja brutale e Policisë.