Botë

Në Mal të Zi kërkohet që Abazoviqi të marrë postin e kryeministrit

 

Imazhi i politikanit shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, po shkon duke u forcuar në Mal të Zi. Dhe kësaj po i ndihmon edhe rënia e autoritetit të kryeministrit aktual, Zdravko Krivokapiq.

Drejtori i Shoqërisë për Kërkime dhe Teori Politike në Podgoricë, Vladimir Paviçeviq, vlerëson se është koha që kryetar i Qeverisë së Malit të Zi të jetë Abazoviqi, që aktualisht është zv.kryeministër.