Mbi 3 mijë të vrarë në Kongo

Mbi 3 mijë të vrarë në Kongo

20 June 2017 13:20

Luftimet mes Forcave të sigurisë në Kongo dhe militantëve kanë lënë të vdekur së paku 3,383 persona në rajonin Kasai që nga tetori i vitit të kaluar, ka thënë Kisha Katolike e vendit të martën në një raport të bazuar në burime kishtare, raporton Reuters.

Kombet e Bashkuara më parë patën thënë se me qindra persona kanë vdekur në këtë periudhë të dhunshme. Raporti i kishës po ashtu ka thënë se ushtria kombëtare e Republikës Demokratike të Kongos është përgjegjëse për shkatërrimin e 10 fshatrave, transmeton Koha.net.

Zëdhënësi i ushtrisë nuk ka qenë i qasshëm për koment.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme