Botë

Nis gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Netanyahu

Nis gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Netanyahu
 

Prokurorët izraelitë akuzuan të hënën kryeministrin Benjamin Netanyahu se ka ofruar favore në vend të parave, që në hapje të gjyqit ndaj tij, nën akuzat për korrupsion. Kjo çështje së bashku me një proces zgjedhor që nuk rezultoi me një fitues të qartë, kanë zbehur mundësitë e Netanyahut për të qëndruar në detyrë.

Netanyahu i ka mohuar akuzat për ryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim.