Botë

Gjykata Evropiane dënon legjislacionin e Rusisë për homoseksualët

Ligji “propaganda homoseksuale” i Rusisë është diskriminues dhe inkurajon homofobinë, ka vendosur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjykatësit e Strasburgut thanë se Rusia kishte diskriminuar tre aktivistë të të drejtave të homoseksualëve që kundërshtonin ligjin. Ligji u miratua në vitin 2013, duke ndaluar promovimin e homoseksualitetit tek njerëzit nën 18 vjeç.

Ligji “përforcoi stigmën dhe paragjykimet dhe inkurajoi homofobinë”, thuhet në vendim.

Grupet e të drejtave të homoseksualëve dënuan ligjin.