Botë

Me gjithë heqjen e izolimit tremujor, kryeministri britanik kërkon kujdes

Izolimi i ashpër i Anglisë shkaku i COVID-19 ka marrë fund të hënën, kur qytetarëve u është lejuar takimi jashtë shtëpive në grupe prej më së shumti gjashtë personash, për të parën herë pas më shumë se tre muajsh.

Me gjithë lehtësimin e masave, kryeministri Boris Johnson ka nxitur qytetarët për kujdes të shtuar, shkaku i shtimit të rasteve të infeksionit me koronavirus nëpër Evropë.

Johnsoni kishte shpallur izolimin e tretë të gjithmbarshëm në Angli më 4 janar, por ka shtuar se planifikon që të vazhdojë me zbutjen e “kujdesshme dhe të pakthyeshme” të masave, falë procesit të shpejt të vaksinimit të qytetarëve.

Veprimi britanik përbën një dallim të theksueshëm prej shumicës së vendeve në Evropë, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, të cilat janë goditur nga shtimi i rasteve të infektimit dhe hospitalizimeve nga COVID-19, në valën e tretë të përhapjes së sëmundjes.

Johnsoni ka paralajmëruar gjithashtu qytetarët se variantet e reja të koronavirusit përbëjnë rrezik për fushatën e vaksinimit në Britani, e cila është e katërta më e shpejtë në botë, pas Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kilit.