Botë

42.619 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Francë

Franca ka regjistruar 42.619 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në Francë janë regjistruar 194 të vdekur në spitale nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 94.492.

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4.508.575.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 27.259 pacientë të infektuar, përfshirë 4.791 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 7.731.452 persona, duke përfshirë 2.670.985 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.