Franca ka regjistruar 42.619 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në Francë janë regjistruar 194 të vdekur në spitale nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 94.492.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4.508.575.
Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 27.259 pacientë të infektuar, përfshirë 4.791 në kujdes intensiv.
Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 7.731.452 persona, duke përfshirë 2.670.985 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.