Pjesë në horizontin e Mbretërisë së Bashkuar janë ndriçuar në kujtim të atyrë që humbën jetën nga pandemia me COVID-19.
Një vit më pas nga fillimi i izolimit të parë, qirinj janë ndezur para dyerve në vend dhe vendet kryesore janë ndriçuar me të verdhë.
Kryeministri Boris Johnson ka thënë se vendi ka kaluar një vit të gjatë sakrifice.
Por, hap pas hapi, ka thënë ai, vendi po shkon drejt kthimit të lirisë, shkruan BBC.
Johnson ka falënderuar qytetarët për kurajën, disiplinën dhe durimin e treguar gjatë pandemisë.