Botë

Asambleja e Republika Srpskas del me konkluzione: Të nisin bisedimet për ndarje paqësore nga Bosnjë-Hercegovina

 

Në një seancë të posaçme, Asambleja Kombëtare e Republika Srpskas ka miratuar informacionin mbi zbatimin e Aneksit 10 të Marrëveshjes së Dejtonit dhe dhjetë konkluzionet në lidhje me vlerësimin e punës së Përfaqësuesit të Lartë dhe zbatimin e këtij aneksi gjatë bisedimeve për emërimin e një përfaqësuesi të ri, raporton “Nezavisne”.

Sipas përfundimeve të propozuara nga klubet e përfaqësueseve të SNSD-së, Demos-it, SP-së, NDP-NPS-së, Republika Srpska më nuk mund të pranojë imponimin e asnjë personi si Përfaqësues i Lartë dhe “do të informojë palët nënshkruese të Aneksit 10 të Marrëveshjes së Dejtonit...veçanërisht me propozimin që të largohet Përfaqësuesi i Lartë dhe vendimet e marra jashtë mandatit të përcaktuar në Aneksin 10 të rishikohen”.