Botë

Izraeli thotë se 600 fëmijët e vaksinuar kundër COVID-19 nuk kanë pësuar efekte anësore

Qindra fëmijë mes moshave 12 dhe 16 vjeç që kanë marrë vaksinën e Pfizer/BioNTechit në Izrael, nuk kanë përjetuar efekte anësore serioze, i ka thënë Guardianit një zyrtar.

Ministria e Shëndetësisë izraelite ka rekomanduar vaksinimin e adoleshentëve për të parë nëse vuajnë nga ndonjë nga kushtet që i bënë ata të ndjeshëm ndaj koronavirusit.

“Deri tash kemi imunizuar rreth 600 fëmijë”, tha kreu i taskforcës për vaksinim, Boaz Lev. “Nuk kemi vërejtur ndonjë efekt të madh anësor; edhe efektet e vogla janë shumë të rralla. Kjo është inkurajuese”.

Pfizeri po bën një studim për 12-15 vjeçarëve dhe pret që të fillojë një tjetër për 5-11 vjeçarët. Universiteti i Oksfordit po ashtu ka deklaruar prova klinike për të testuar vaksinën e saj të AstraZenecas tek fëmijët 6-vjeçarë.