Botë

Arrestohen adoleshentët pasi trupi i 14-vjeçares gjendet në lumin francez

Dy adoleshentë janë arrestuar pasi trupi i një 14-vjeçareje është gjetur në lumin Seine.

Vajza është gjetur të hënën, ndërsa arrestimet janë bërë në rrethinën e Argenteuilit pas rreth pesë orësh.

Nëna e vajzës së vdekur i ka thënë mediave franceze të martën se vajza e saj ishte viktimë e bullizmit.

Adoleshentët janë arrestuar pasi nëna e njërit prej tyre ka telefonuar policinë, transmeton BBC.

15-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e tij të hënën bashkë me të dashurën 15-vjeçare dhe i kishte thënë nënës së tij se kishte goditur një vajzë dhe se ajo kishte rënë në Seine, kanë thënë prokurorët lokalë.

Policia tha se do të bëhet një ekzaminim i trupit për të determinuar shkaqet e vdekjes.

Nëna e viktimës i tha mediumit francez BFM TV se vajza e saj i kishte thënë se po bullizohej në shkollë dhe po kërcënohej nga dy adoleshentët – një djalë dhe një vajzë.