Botë

Presidenti i Sirisë dhe gruaja e tij konfirmohen pozitivë me COVID-19

Descriptive Text

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad dhe gruaja e tij, Asma janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ka thënë zyra e tij përmes një deklarate të postuar nga Agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Të dy kanë shfaqur disa simptoma për COVID-19 para se të testohen për koronavirus.

Assadi 55-vjeçar ka thënë se është mirë me shëndet dhe në gjendje stabile. Ai dhe gruaja e tij do të kalojnë dy javë në shtëpi të izoluar.

Siria deri tash ka regjistruar 1,063 vdekje dhe 15,981 raste nga virusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.