Botë

Miliarderi francez vdes pas rrëzimit të helikopterit

Miliarderi francez, Olivier Dassault u vra të dielën në një përplasje helikopteri, tha një burim policie.

Dassault ishte djali i madh i industrialistit të ndjerë miliarder francez Serge Dassault, emrin e të cilit e mban kompania që ndërton aeroplanët e luftës, Rafaele, Dassault Aviation, dhe i njëjti zotëron gazetën Le Figaro.

“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal, komandant rezervë në forcën ajrore: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri për vendin tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe. Ngushëllime për familjen dhe të dashurit e tij ”, ka shkruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Twitter.

Helikopteri privat u rrëzua të dielën pasdite në Normandi, ku ai kishte një shtëpi të pushimeve. Piloti gjithashtu është vrarë.

Dassault është konsideruar se është ndër 361 njerëzit më të pasur në botë.