Botë

Italia raporton 207 të vdekur nga COVID-19

Italia raporton 207 të vdekur nga COVID-19
 

Italia ka raportuar 207 të vdekur nga koronavirusi të dielën, më pak se një ditë më herët ku janë regjistruar 307 të vdekur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, edhe numri i të infektuarve ka rënë krahasuar me një ditë më herët. Të dielën janë regjistruar 20.765 të infektuar, ndërkaq të shtunën 23.641.

Italia ka regjistruar 99.785 të vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, duke shënuar kështu shifrën e dytë më të lartë në Evropë pas Britanisë së Madhe dhe të shtatën në botë. Italia ka regjistruar 3.07 milionë raste të infektimit deri tash.