Botë

Lideri shpirtëror Dalai Lama vaksinohet kundër COVID-19

Descriptive Text

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, në një spital në Indi.

Pasi u vaksinua, 85 vjeçari nxiti njerëzit të afrohen, të tregohen të guximshëm dhe të vaksinohen.

“Në mënyrë që të parandalohen disa probleme serioze, vaksinimi është shumë shumë i dobishëm”, tha ai, shkruan AP.

Doktori Gupta i spitalit Zonal ku Dalai Lama u vaksinua tha se ai kishte ardhur si njeri i zakonshëm për t’u vaksinuar.

Dhjetë persona të tjerë që jetojnë në një vend me të, janë vaksinua gjithashtu. Të 11-t morën vaksinën Covishield.

India ka shënuar mbi 11 milionë raste me COVID-19 dhe rreth 157,000 të vdekur.