Botë

Kidnapuesit lirojnë nxënëset e rrëmbyera në Nigeri

Kidnapuesit lirojnë nxënëset e rrëmbyera në Nigeri
 

Kidnapuesit kanë liruar të gjitha 279 vajzat e rrëmbyera nga një shkollë në Nigeri javën e kaluar, ka thënë guvernatori i Zamfaras.

Vajzat u rrëmbyen të premten e kaluar nga një shkollë e mesme në qytetin Jangebe. Raportet fillestare tregonin që 317 vajza u morën nga shkolla nga një bandë e armatosur.