Botë

OBSH-ja pritet t’i bëjë publike këtë muaj gjetjet nga hulumtimi i origjinës së COVID-19

OBSH-ja pritet t’i bëjë publike këtë muaj gjetjet nga hulumtimi i origjinës së COVID-19
Foto: AP
 

Gjetjet e misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili po heton origjinën e virusit COVID-19 pritet të bëhen publike nga mesi i muajit mars, ka bërë të ditur të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Koha kur pritet të bëhen publike janë datat 14 ose 15 mars”, ka thënë Peter Ben Embarek, shef i misionit.