Botë

Gjermania e ashpërson kontrollin e kufijve

Gjermania e ashpërson kontrollin e kufijve
Foto: AP
 

Gjermania ka ashpërsuar kontrollet në kufijtë me Republikën Çeke dhe me Austrinë, duke i zgjeruar kufizimet e udhëtimit deri më të paktën 17 mars.

Kontrollet ishin zbatuar më 14 shkurt, fillimisht për dhjetë ditë, me qëllim që të parandalohej përhapja e varianteve të reja të koronavirusit, të evidentuara në Republikën Çeke dhe në krahinën austriake, Tirol. Gjermania ka kufizuar hyrjen e shtetasve të saj, ngasësve të kamionëve dhe punëtorëve shëndetësorë. Hyrja do t’u lejohet të gjithë atyre që i ofrojnë teste negative për koronavirus. Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani ka njoftuar se ashpërsimi i kontrolleve është i nevojshëm, për shkak të rëndimit të situatës me pandeminë e koronavirusit në Republikën Çeke.