Botë

Kallëzim penal ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit

Kallëzim penal ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit
Princi saudit Mohammed bin Salman
 

Organizata Reporterët pa Kufij ka dorëzuar kallëzim penal në Gjermani, kundër princit saudit Mohammed bin Salman dhe disa zyrtarëve të lartë sauditë, duke i akuzuar ata për krime kundër njerëzimit lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2018.

Kallëzimi penal 500-faqësh, i dërguar më 1 mars para Prokurorit të Përgjithshëm Publik në Gjermani, përfshin supozime për ndalime arbitrare të më shumë se 30 gazetarëve, përveç vrasjes së Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll më 2018.