Botë

SHBA-ja sanksionon Rusinë për helmimin e Navalnyt

Foto: Reuters

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione ndaj shtatë zyrtarëve qeveritarë rusë dhe 13 ndërmarrjeve ruse dhe evropiane për helmimin e liderit opozitar Alexei Navalnyt.

Ato shënjestrojnë një numër të zyrtarëve qeveritarë rusë dhe po koordinohen me BE-në, kanë thënë zyrtarë amerikanë, duke shtuar se masa të tjera do të merren në javët në vijim.

Ata thanë se inteligjenca e SHBA-së ka konkluduar se qeveria ruse është prapa sulmit ndaj Navalnyt, vitin e kaluar, shkruan The Guardian.

Moska mohon përfshirjen në helmimin e tij dhe konteston konkludimet e ekspertëve se agjenti nervor Novichok është përdorur për helmimin e tij.

Navalny ishte helmuar gjatë një udhëtimi në Siberi gushtin e kaluar. Ai ishte dërguar në Gjermani për shërim dhe në janar ishte kthyer në Rusi, ku menjëherë edhe ishte arrestuar.