Botë

Rreth 2.700 punonjës shëndetësorë vaksinohen në Maqedoninë Veriore

Rreth 2.700 punonjës shëndetësorë vaksinohen në Maqedoninë Veriore
 

Deri më tani, 2.680 punëtorë shëndetësorë në Maqedoninë Veriore janë vaksinuar me vaksinat Pfizer të dhuruara këtij vendi nga Serbia.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 71.900 qytetarë kanë aplikuar për imunizim përmes portalit vaksinimi.mk dhe 46.414 qytetarë me mjekë të përgjithshëm.